Propozoi vajzen qe e donte, denoncohet per perdhunim
Xhemil Beharaj
Lushnje- Tenton t'i shprehe dashurine, por denoncohet per perdhunim. Arianit Zelo, 30-vjec eshte arrestuar rreth ores 22:30 te dy diteve me pare, pasi dyshohet te kete keqtrajtuar fizikisht dhe me pas ka tentuar te perdhunoje nje 18-vjecare. Ngjarja sipas policise se Lushnjes ka ndodhur ne nje rrugice pa ndricim, mes pallateve ne lagjen "Loni Dhamo" te ketij qyteti. 30-vjecari Arianit Zelo, beqar mesohet t'i kete kerkuar 18- vjecares I. Shahini, qe te ndalonte pasi do t'i shprehte dashurine e propozim per martese. Ne momentin qe adoleshentja nuk ka pranuar, 30-vjecari Zelo, e ka ndaluar nga krahu dhe pasi e ka qelluar disa here me pellembe ne fytyre e trup ka tentuar per te perdhunuar duke i hequr e me pas grisur pantallonat qe ajo ka pasur veshur. Burimet nga policia e Lushnjes kane sqaruar se denoncimin e saj vajza shpjegonte se, pas kesaj ngjarjeje ajo ka bertitur dhe me pas eshte larguar ne banesen e saj, nderkohe qe 30-vjecari eshte larguar mes erresires se pallateve. Mesohet se vajza te kete rrefyer gjithcka tek prinderit e saj, te cilet i jane drejtuar komisariatit te policise ku kane kryer edhe denoncimin. Pas depozitimit te kallezimit penal, uniformat blu kane arrestuar 30-vjecarit Zelo ne banesen e tij. Sipas deklarimeve te adoleshentes ne polici, Zelo i kishte dale edhe here te tjera perpara per ta ndaluar e per t'i shprehur dashurine, por ajo nuk e kishte pranuar.
Deklarimi
Gjate marrjes ne pyetje 30-vjecari Zelo ka pohuar ne polici se nuk kishte tentuar per ta perdhunuar 18-vjecaren. "Ate mbremje une desha qe ta ndaloje me force, t'i shprehja ndjenjat e mia per te, por ajo nuk pranoi. Nuk doja qe ta perdhunoje, ajo pretendon kot. Ulja e grisja e pantallonave ka ardhur pasi ajo donte te ikte dhe une doja qe ta ndaloja. Une e dua ate vajze dhe kisha qellime serioze", ka pohuar 30-vjecari.