E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja për varësen e floririt, prangoset Aldo Hoxha

Viktima, Fatbardha Tafaj

Policia e Tiranës ka arrestuar të dyshuarin kryesorë për vrasjen e Fatbardha Tafajt, gruas që u ekzekutua me thikë pranë Fushës së Aviacionit gjatë tentativës së grabitjes së varëses së floririt që ajo mbante në qafë. Policia tha se i arrestuar është Aldo Hoxha, i cili mbahej prej disa orësh në gjendje izolimi si i dyshuar krysorë.

Policia ka ngritur dyshime ndaj tij edhe për shkak se në momentin e ndalimit atij i është gjetur një kapele, e cila ka pasur shenja gjaku. Sipas burimeve nga Policia, mësohet se viktimës së tentativës së grabitjes i janë gjetur në thonjtë e gishtave copa lëkure, të cilat dyshohet se janë të autorit të ngjarjes dhe që kanë mbetur gjatë përleshjes në vendngjarje.

Ngjarja e rëndë, e cila ndodhi tri ditë më parë në Tiranë, e angazhoi Policinë e kryeqytetit në një operacion masiv për shoqërimin e personave me precedentë penalë në fushën e grabitjeve me dhunë. Gjatë ditëve që pasuan ngjarjen e rëndë policia verifikoi më shumë se 150 persona, ndërsa u bllokuan rreth 100 motorë. Kjo për faktin se dy personat e maskuar që tentuan të grabisin Fatbardha Tafajn po ecnin me motor në momentin kur sulmuan dy gratë që po lëviznin në këmbë në rrugën dytësore te Fusha e Aviacionit në Tiranë. Gjate sulmit mbeti e vdekur Fatbardha Tafaj, 37 vjeç, dhe u plagos motra e saj, Lumturie Gjana.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›