E Diel, 1 Nëntor 2026

Prostitucioni, kapen dy tutorët në Itali

 

TIRANE – Arrestohen në Itali dy vëllezërit që shfrytëzuan nën presion e dhunë fizike një vajzë të detyruar për tri vite me radhë të ushtronte prostitucion. Për këtë krim, Ferdinand Etemaj dhe Edmond Etemaj, 40 dhe 35-vjeçarë, janë dënuar nga Gjykata e Beratit me 9 vite burgim secili. Ata u shpallën fajtorë për akuzën e shfrytëzimit të femrave për prostitucion në rrethana rënduese. Sipas burimeve të policisë, dy vëllezërit kanë kryer aktivitetin e tyre kriminal në Torino, ku edhe kanë detyruar J.A, të ushtrojë prostitucion, nga viti 1996 deri në vitin 2000. Kjo e fundit më pas ka mundur t’i shpëtojë shfrytëzuesve të saj, të cilët më pas edhe e kanë denoncuar në Policinë e Beratit. Gjykata e këtij rrethi dhe më pas ajo e Apelit, kanë dënuar të dy vëllezërit me nga 9 vite burg. Dy ditë më parë, Policia e Torinos, ka arrestuar Edmond Etemajn, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të autoriteteve shqiptare. Më parë, autoritetet italiane kishin arrestuar vëllain tjetër, Ferdinand Etemaj, për llogari të tyre dhe tashmë ai ndodhet i arrestuar dhe vuan një dënim nga një gjykatë italiane.                    d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›