E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostitucioni në plazh, 6 persona nën hetim

TIRANË-Policia e Kavajës nisi sot hetimet ndaj 6 personave që dyshohen se janë përfshirë në një çështje të trafikut të femrave për qëllime prostitucioni.

Burime zyrtare nga Policia e Qarkut bënë të ditur sot se, specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme arrestuan një ditë më parë në Kavajë shtetasit Gerti Caca, 33 vjeç, me banim në Synej të Kavajës, Besnik Shaholli, 58 vjeç, me banim në Tiranë, Mariglen Abdurrahmani, 30 vjeç, me banim në Durrës si dhe shtetaset me inicialet B.H, 22 vjeçe, me banim në Golem dhe D.R, 18 vjeç, banuese në Përrenjas për konsumim të veprave penale të "trafikimit të femrave për prostitucion", "prostitucionit" dhe "mbajtjes së lokaleve për prostitucion". Ndërkohë që, po punohet për kapjen e shtetases R.A, 20 vjeçe.

Policia sqaroi se Gerti Caca, Besnik Shaholli dhe Mariglen Abdurrahmani shfytëzonin për qëllime prostitucioni tre shtetaset e lartëpërmedura, kryesisht me klientë turistë, në hotelet luksoze në zonën e plazhit Golem dhe në Tiranë. Këto shtetase ushtronin prostitucion me klientë të ndryshëm kundrejt shumës së parave që varion nga 100 deri në 200 euro.
Çështja ndaj tyre i kaloi për hetime të mëtejshme prokurorisë së Kavajës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›