Rreh dhe fyen policin, prangoset i dehuri
Lushnjë
Policia e Lushnjës arrestoi në orët e para të ditës së djeshme një 48-vjeçar, i cili fyeu dhe dhunoi një punonjës policie. Ngjarja ka ndodhur në mjediset e Komisariatit të Policisë Lushnjë, ku 48-vjeçari ishte shoqëruar për prishje të qetësisë publike. Zyrtarisht Komisariati i Policisë Lushnjë njoftoi se
Kristaq Nikolla nga lagjja “Loni Dhamo” e Lushnjës ishte gjetur nga patrulla e policisë i dehur, duke kënduar e kërcënuar. Një patrullë policie i ka bërë thirrje të mos e ngrejë zërin, por 48-vjeçari ka kundërshtuar. Më pas, në komisariat ai ka fyer dhe ka goditur një punonjës policie.
#