Prostituonte në një hotel, ndalohet 39-vjeçarja
Tiranë – Prostituonte në Tiranë, por dje është arrestuar nga uniformat blu. Burimet policore thanë se specialistët e Seksionit të Luftës kundër Trafiqeve prangosën në kushtet e flagrancës shtetasen Edlira Starova, 39 vjeç, lindur në Elbasan dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për “Ushtrim prostitucioni”. Arrestimi i saj u bë pasi dy ditë më parë, rreth orës 13:40, është kapur në flagrancë në hotelin “Tirana”, në rrugën “Selaudin Zorba”, duke kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas kundrejt shumës 1 500 lekë. U kryen veprimet procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Ushtrimit të prostitucionit”, të parashikuar nga Neni 113 i Kodit Penal.
Ishte në kërkim, bie në rrjetën e policisë pas tre muajsh në liri
Tiranë - Nuk ka gëzuar më shumë se tre muaj liri pasi dje policia e ka vënë në pranga të kërkuarin. Burime policore thanë për gazetën se ndalimi i adoleshentit u krye nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit. Shtetasi Lirim Durda, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, u ndalua sepse Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhërndalimi pasi Gjykata e Rrethit Tiranë, me Vendimin e datës 22 nëntor 2007, e ka dënuar me 1 muaj e 15 ditë heqje lirie për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.
20 Shkurt 2008