E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostituonte ne rruge, prangoset 21-vjeçarja

Uniformat blu te Tiranes kane ndaluar shtetasen Pellumbesha Fatos Hamiti, 21 vjeç, e cila eshte kapur duke ushtruar prostitucion ne ambiente publike, ne aksin dytesor te rruges Tirane - Durres, kundrejt shumes se parave prej 1000 lekesh. Prej kohesh agjentet e Seksionit te Antitrafiqeve e kishin ne vezhgim 21-vjeçaren derisa dy dite me pare e arrestuan ate ne flagrance. U kryen veprimet procedurale, materialet i kaluan Prokurorise se Tiranes, per veprat penale te “prostitucionit” dhe te “marredhenies seksuale ne vende publike”, parashikuar nga nenet 113 dhe 107 te Kodit Penal.

19 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›