Laborator droge ne Itali, ndalohen 2 shqiptare
Policia ka konstatuar se Ilir Ceka dhe Alket Kolmarku furnizonin rregullisht me droge italianin Felice Mercuri
Luan Kondi
Kishte rene prej kohesh ne gjurmet e nje rrjeti trafikantesh dhe prodhuesish te droges, por vetem dje kane mundur t’i vene ata ne pranga. Policia italiane, pas nje te dhene te marre ne rruge operative, kreu kontrollin e disa apartamenteve qe dispononin dy shqiptare ne Milano. Nga kontrolli u verifikua se shqiptaret dispononin ne te vertete 3 apartamente, ku njerin e perdornin si laborator droge. Gjate kontrollit te ushtruar u sekuestruan 25 kilograme heroine, e cila, sipas policise, ishte e destinuar per t’u tregtuar nga trafikantet ne tregun vendas.
Arrestimet
Tre persona, nga te cilet dy shqiptare dhe nje italian, ky i fundit mirembajtes varrezash, kane rene ne prangat e policise milaneze, pasi dyshohen se jane trafikante droge. Gjate aksionit policor, ne apartamentin e nje prej te arrestuarve u gjeten dhe sekuestruan plot 25 kilograme lende narkotike e dyshuar si heroine, vlera e se ciles arrinte ne rreth 2,5 milione euro. Pas nje hetimi paraprak policia ka konstatuar se dy shtetasit nga Shqiperia, Ilir Ceka 35 vjeç dhe Alket Kolmarku 34 vjeç, furnizonin rregullisht me droge italianin Felice Mercuri, 46 vjeç, me origjine nga Platania, por me banim ne “Nova Milanese”. Sipas te dhenave te policise, shqiptaret dispononin ne Milano 3 apartamente, ku njerin e perdornin si laborator droge, ndaj dhe ne te u gjet edhe sasia e lendes narkotike, qe me pas u sekuestrua.
Rrjeti
Policia ka vazhduar kontrollet e saj edhe ne dy apartamentet e tjera qe zoteroheshin nga shqiptaret. Ne njerin prej tyre ata kane gjetur dhe sekuestruar, ne cilesine e proves materiale, 10 mije euro, qe mendohen se jane perfituar nga trafiku i lendeve narkotike. Rrjeti mendohet te jete me i gjere, gje qe pritet te verifikohet nga hetimet e metejshme te specialisteve antikrim. Pas hetimeve paraprake te kryera nga ekspertet ka rezultuar se ekzistonte edhe nje tjeter urdher-arrest nga policia e Trentos per shtetasin Alket Kolmarku. Mbi te ishte ngritur e njejta akuze, ajo e “shperndarjes se droges”. Ndersa italianit Mercuri i jane gjetur vetem 150 grame droge, qe sipas policise, ishte doze e marre gjate furnizimit te fundit nga shqiptaret dhe te cilen ai e fshihte ne nje dollap ne godinen e punonjesve te varrezave.
25 kg heroine
u sekuestruan ne nje laborator droge ne Itali
2.5 milione
euro eshte vlera e droges se kapur
3 persona
dy shqiptare dhe nje italian u vune ne pranga
3 apartamente
kishin dy shqiptaret ne Milano
10 mije
euro u gjeten ne banesen e I. Cekes
2 shqiptaret
shperndanin drogen ne varreza
19 Dhjetor 2007