Topalli: “Forca e nje shteti eshte dashuria”
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, mori pjese ne aktivitetin "Dita kunder dhunes ne familje", qe u zhvillua ne Korçe, ne mjediset e Universitetit te ketij qyteti “Fan S. Noli”. Audienca e ketij leksioni ishin pedagoge dhe studente te Universitetit te Korçes, perfaqesues te shoqerise civile, veprimtare te luftes kunder dhune ne familje. Topalli u shpreh para audicionin korçar se viti i ardhshem do te jete viti kunder dhunes ne familjen shqiptare. “Ne seancen plenare kunder dhunes ne familje u vendos qe 2008-a te jete viti kunder dhunes ne familje. Kjo do te thote qe gjate ketij viti ne do te jemi ne fushate ne te gjithe Shqiperine. Ky eshte stacioni i pare dhe une e konsideroj veten me shume fat qe mora pjese ne kete dite. Une vete jam nene, kam femije. Vite me pare ishin shume me te vegjel, sot jane me te rritur. Por ndonjehere ne nuk kujtohemi se mund te themi ndonje fjale te vrazhde. Mund te percjellim ne shtepi hallet, tensionet qe kemi ne ambientet e tjera. Shume here femijet te drejtohen: ‘Mami, pse je merzitur? Çfare ka ndodhur?’” - tha Topalli. Kryetarja Topalli e mbylli viziten e saj ne Korçe me nje vizite ne nje ndermarrje private, ku jane te punesuara ne maxhorance gra.
19 Dhjetor 2007