E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: “MSA-ja, udherrefyesja baze e reformave ne Shqiperi”

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, u takua me europarlamentarin Alain Lamassoure, ku eshte diskutuar ecuria e Shqiperi ne procesin e gjate te integrimit te vendit ne BE. Ministrja Bregu u shpreh ne kete takim se Marreveshja e Stabilizim – Asociimit perben udherrefyesin baze te procesit te reformave ne Shqiperi. Ratifikimi i shpejte i saj konsiderohet si detyre primare per qeverine dhe te gjitha institucionet shqiptare, per ta afruar edhe me shume e me shpejt vendin me BE-ne. Njekohesisht, ministrja shprehu besimin ne mbeshtetjen franceze per ratifikimin e pershpejtuar te MSA-se ne nivelin e Asamblese Kombetare. Europarlamentari Lamassoure u shpreh i kenaqur me arritjet e deritanishme ne kuader te procesit te integrimit europian dhe euroatlantik te Shqiperise, duke shprehur bindjen ne marrjen e fteses per anetaresim ne NATO per Shqiperine gjate Samitit te Bukureshtit, si dhe duke rikonfirmuar edhe njehere mbeshtetjen e Frances ne te dyja proceset. Europarlamentari Lamassoure ka pasur nje karriere te gjate politike ne France.

19 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›