E Diel, 1 Nëntor 2026

Interpol Tirana ekstradon Skender Dinen, i denuar per vrasje

Zyra Qendrore e Interpol Tiranes kreu dje ekstradimin nga Roma (Itali) te shtetasit Skender Dine, 40 vjeç, lindur dhe banues ne Vlore. Ekstradimi i shtetasit Dine eshte bere pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me Vendimin nr. 9 date 21.12.1997 e ka deklaruar fajtor per vepren penale: “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, duke e denuar me 20 vjet burg. Sipas vendimit te gjykates, Skender Dine dhe viktima E. Labaj kane qene ne te njejten klase ne gjimnaz dhe me pas punonin ne te njejten ndermarrje. Shtetasi Dine ishte i dashuruar me shtetasen E. Labaj, por kjo e fundit kishte filluar te shoqerohej me shtetasin N. Papagjini. Ne daten 09.01.1991, rreth ores 17:45, shtetasi Skender Dine po shkonte ne ndermarrje per te filluar punen. Duke u ngjitur per ne repart ai eshte ndeshur me shtetasin N. Papagjini dhe i ka kerkuar ketij te fundit qe te ndaloje, por Papagjini nuk ka ndaluar dhe eshte larguar me shpejtesi. Skender Dine ne kete moment takon shtetasen E. Labaj dhe fillon te grindet me te. Pas 10 minutash ai e qellon ate disa here me thike ne pjese te ndryshme te trupit, gje qe ka shkaktuar vdekjen e saj. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tirana me Interpol Roma, Itali, u be i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Skender Dine dhe venia perballe drejtesise per veprat e kryera. Ne aeroportin e Rinasit ky shtetas i eshte dorezuar Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.

19 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›