Gjenerallejtenant Luan Hoxha priti ne Shtabin e Pergjithshem atashete ushtarake te akredituar ne Tirane
Gjenerallejtenant Luan Hoxha akordoi dje ne ambientet e Shtabit te Pergjithshem nje pritje per atashete ushtarake te akredituar ne vendin tone. Ne kete pritje ishin te pranishem edhe zevendesshefi i Shtabit te Pergjithshem, drejtori i Shtabit te Pergjithshem, drejtore te Shtabit si dhe anetare te tjere te Kabinetit te Shefit te Shtabit. Shefi i Shtabit te Pergjithshem, gjenerallejtenant Luan Hoxha, i uroi atasheve ushtarake mireseardhjen dhe beri nje pershkrim te punes njevjeçare te Forcave te Armatosura Shqiptare dhe bashkepunimit te frytshem ne fushen e Mbrojtjes me vendet e tjera si Angli, Amerike, Bullgari, France, Greqi, Gjermani, Holande, Itali, Rumani, Maqedoni, Kine, Turqi etj. Ai renditi disa nga aktivitetet me te rendesishme te bashkepunimit dypalesh dhe shume palesh me vendet e tjera si dhe theksoi se “Ky eshte nje kontribut i yne i perbashket dhe se pa kontributin e secilit prej jush ne cilesine e Atasheve Ushtarake do te ishte i pamundur te realizohej nje progres i tille". Ai shtoi se ky bashkepunim do te vazhdoje padyshim edhe ne te ardhmen duke i thelluar fushat e bashkepunimit dhe te ekspertizes si ne burime njerezore, por edhe ne modernizimin e FA-se. Ai theksoi se synimi yne eshte te kemi nje ushtri te vogel, e cila do te jete ne sherbim te interesave te vendit, te shtetasve shqiptare dhe te jete e nderveprueshme me vendet e NATO-s dhe ato aspirante. Gjeneral Hoxha, duke perfunduar, tha se “meqenese eshte edhe prag festash te fundvitit, ju uroj t’i kaloni gezuar dhe mbaresi te metejshme per ju dhe vendet tuaja”.
Me pas moren fjalen disa nga atashete ushtarake, te cilet falenderuan gjeneral Hoxhen per pritjen dhe mbeshtetjen qe kane gjetur gjate vitit 2007. Ata u shprehen se ne jemi ketu per te bashkepunuar dhe asistuar Forcat e Armatosura Shqiptare drejt NATO-s. Ne shpresojme se ky bashkepunim do te vazhdoje edhe ne 2008 dhe uruan ne marrjen e fteses per anetaresim ne NATO, ne Samitin e Bukureshtit.
19 Dhjetor 2007