E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Prostitutat e fjalës së lirë”

Robert Qafzezi, Artist, Francë

Sot hidhen thirrje nga “mercenarë“ të lartë të PD-së, thirrje për të shpëtuar “shpirtrat” e tyre…! Këta individë të paskrupull, pasi bënë të gjitha “xhirot” e pushteteve të dhuruara nga Berisha për besnikëri, sot duan të shpëtojnë “shpirtrat”, duke u “distancuar” nga Berishizmi e ndoshta të vazhdojnë të udhëheqin në një të ardhme formacionet e djathta. Këta individë pa shtyllë kurrizore ishin të parët që bënë konvertimin e teserave të PPSH-së në vitin ‘90 me atë të PD-së dhe sot vuajnë nga” dhjami” i korrupsionit të pushtetit, por babëzitja i bën të zgjohen përsëri për të lëpirë, siç kanë bërë gjithë jetën e tyre, si zvarranikë të të gjitha regjimeve. Demokratët e vërtetë, ata të hutuarit, naivët, ata që për një arsye apo thjesht të një inercie të ndryshimeve të viteve ‘90 vazhduan t’i japin votat Berishizmit, e sot janë të papunë e pa asnjë formë përfitimi, duhet të distancohen në mënyrë të menjëhershme nga këto “prostituta” të fjalës së lirë, nga buzëqeshjet e “ndryshkura” e të “oksiduara” të këtyre “kameleonëve” të sprovuar që nuk kanë, e nuk kanë pasur as-njëherë ndjenjë atdhedashurie e kombëtare. Për këta mercenarë atdheu është vetëm paraja...! Këta mercenarë, të paaftë në profesionet e tyre kthyen politikën në “biznes”, u bënë biznesmenët e poli-tikës pa politikë shqiptare, apo e thënë ndryshe, më kjartë, të politikës së vjedhjes e të grabitjes. Berisha futi sistemin e “delassions-it” në PD për ta shndërruar partinë, në parti “shtëpiake” dhe ia arriti duke bërë spastrimin e përgjithshëm të të gjithë atyre demokratëve të vërtetë..., disa prej të cilëve i ktheu në “lule plastike” apo në dekorata plum-bi...! Sistemin e “delassion-it”, që do t’ia kishte zili edhe KGB-ja, ar-riti ta depërtojë deri tek çdo shtëpi shqiptare, duke futur me lekët tona, teknologjitë e sofistikuara të përgjimit, deri në jetën private të individit. Kjo ishte forma kryesore e “demokracisë”! Pra kjo ishte kolona e mbajtjes së këtij pushteti të korruptuar. Më e tmerrshmja është brohoritja ndaj këtyre “vemjeve” të lëna nga diktatura e të brohoritura me histeri nga JU! Sot pra PD-ja, dhe kur thuhet PD-ja, jo ajo që është bërë thërrime ngavota e supremit, po ajo pjesë e ndërgjegjes së demokratëve të vërtetë, do t’i duhet shumë mund për të abandonuar “karkasën” e vjetër të “pëgërë” nga klika e vjetër dhe për të ndërtuar njëparti të re demokratike. Pra, së pari e shumë aktuale është që demokratët duhet të kërkojnë të kuptojnë pyetjen dhe mandej të kërkojnë përgjigjen.


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›