Futboll, UEFA ndryshon rregulloren, ndihmë për klubet shqiptare
TIRANë- Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka zbutur rregullat për futbollistët që paraqiten për dy ekipe në një sezon - në Ligën e Kampioneve dhe në Europa League.
UEFA ka vendosur që futbollisti, i cili paraqitet te një ekip në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve ose Europa League, mund të luajë në një ekip tjetër në kompeticionin përkatës, nëse ekipi i tij paraprak eliminohet nga ai kompeticion.
Ky ndryshim në rregulloren e UEFA-s i vjen në ndihmë sidomos klubeve të kampionateve të vogla, siç është edhe Kategoria Superiore Shqiptare.
I këtij mendimi është edhe shefi i Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, i cili tha sot se kjo nuk sjell asnjë anomali për klubet shqiptare. “Ky rregull do t’i ndihmojë sadopak klubet shqiptare, sepse kështu do të kenë mundësi të manovrojnë dhe të përballojnë më mirë Kupat e Evropës”, tha Shuku.
“Gjithsesi më parë duhet të njihemi hollësisht me ndryshimin që UEFA i ka bërë këtij neni, më pas mnd të gjykojmë si duhet, sepse për momntin kemi vetëm një informacion sipërfaqësor dhe jo shumë të detajuar”, përfundoi Shulku.
(d.b/ATA/BalkanWeb)