Shantazh doganierit, dy te arrestuar ne kerkim gazetari
GJIROKASTER- Dy persona janë arrestuar pasi janë akuzuar se i kanë bërë presion një doganieri, duke i kërkuar para në këmbim të mos publikimit të një materiali filmik.
Të dyshurit prentedonin se materiali filmik komprometonte doganierin e pikës kufitare të Kakavijës. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të policisë së Gjirokastrës, Bashkim Dushi dhe Julian Gjinaj të dy banues në qytetin e Shkodrës janë kapur në flagrancë teksa i “kërkonin doganierit që të paguajë një shumë prej 1500 Euro, kundrejt mospublikimit të një materiali filmik kompromentues”. Sipas informacionit të policisë dy shkodratën pretendonin se materiali filmik ishte bërë nga një person tretë, tretë me inicialet E. D.
Policia informon se personi i shpallur në kërkim rezulton të jetë gazetar në një emision të njohur të një televizioni shqiptar.
Pas një pune profesionale të bërë nga Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me njësinë e përbashkët hetimore Task-Forcë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, duke përdorur dhe metodat speciale të hetimit , shtetasit të arrestuar Julian Gjini i është sekuestruar edhe shuma prej 1500 euro të cilat ja kishte marrë doganierit të pikës doganore Kakavije.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike , në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 259 e 25 të kodit Penal.
(s.g/balkanWeb)