E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Thaçi paralajmëron riformatimin e qeverisë

PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar të enjten se riformatimi i Qeverisë, i deklaruar prej muajsh, do të ndodhë shumë shpejt. Kreu i qeverisë ka thënë se ky proces, që tani ai po e quan reformim e afirmim të qeverisjes, nuk do të ndodhë për shkak të përfundimit të raundit të tretë të zgjedhjeve për kryetar komunash, siç është interpretuar në media.
“Unë asnjë proces nuk e kam pasur të ndërlidhur me asnjë proces elektoral lokal. Agjenda shtetërore ka vazhduar suksesshëm për t’u implementuar. Natyrisht se çdo ditë është duke ndodhur afirmimi i energjive të reja në kuadër të qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar kryeministri Thaçi, pas mbledhjes së Qeverisë. “Një afirmim i tillë do të ndodhë edhe në të ardhmen, pasi që mund të them se jemi në agjendën më të rëndësishme të vendimmarrjeve jashtëzakonisht të rëndësishme për vazhdimin e qeverisjes së mirë, për rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në punë, por edhe për angazhimet tjera, të cilat janë të domosdoshme në këtë periudhë kohore”.
Megjithëkëtë, ai nuk ka pranuar të japë një përgjigje se kur do të finalizojë konfiguracion e ri të kabinetit Qeveritar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›