Zgjimi i vonuar i opozitës
Në një vend demokratik , opozita ka një nga funksionet më të rëndësishme të jetës politike, atë të kontrollit të qeverisjes. Qytetarët në zgjedhjet parlamentare japin dy mandate njëkohësisht: njëri prej tyre është mandati që merr forca apo koalicioni politik për të qeverisur vendin ndërsa madati i dytë ka të bëjë me kontrollin e kësaj qeverie. Në të dy rastet ky është një besim i qytetarëve për të zgjedhurit e vet.
Sigurisht që këto përcaktime vlejnë më shumë për një vend me demokraci të konsoliduar. Të gjithë e dimë se vendi ynë nuk e gëzon një demokraci në atë stad, por ajo që vlen të theksohet është se vendi ynë, së paku aspiron një nivel demokracie të tillë. Për rrjedhojë, edhe opozita shqiptare duhet të jetë në lartësinë e duhur në mënyrë që të marrë përgjegjësinë që rrjedh nga vota e qytetarëve. Por për fat të keq në Shqipëri deri më tani kjo nuk ka funksionuar kështu.
Institucioni i opozitës në këto 16 vite pluralizimi politik është parë më shumë si një instrument përbaltje ndaj qeverisjes. Kështu ndodhi gjatë viteve 92-96 , kështu ndodhi edhe gjatëve viteve 1997-2005, kështu po ndodh edhe në këto dy vitet e fundit. Funksioni i kontrollit dhe monitorimit të qeverisjes ka mbetur në hije gjatë këtyre dy viteve dhe opozita e majtë më shumë është marrë me shërimin e plagëve të saj. Gjatë këtyre 2 viteve të mandatit qeverisës të shumicës së djathtë nuk ka patur asnjë inisiativë konkrete, të sukseshme të kësaj opozite në kuadër të hetimit parlamentar. Hetimi parlamentar është një e drejtë kushtetuese e deputetëve të parlamentit shqiptar dhe si e tillë ajo ushtrohet më së shumti nga opozita. Por deri më tani komisioni i vetëm hetimor i ngritur dhe që bëri shumë bujë ishte ai i maxhorancës për hetimin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Sigurisht që qëllimi dhe rezultati i këtij komisioni vlejnë për t’u diskutuar por çështja kryesisht shtrohet në ndërrmarrjen e nismave të tilla parlamentare. U deshën më shumë se dy vjet që opozita të zgjohej dhe të kërkonte ngritjen e disa komisioneve hetimore parlamentare për të zbardhur çështje të ndryshme që ajo i konsideron të rëndësishme. Dje parlamenti i Shqipërisë miratoi ngritjen e katër komisioneve të tilla ku tre prej të cilëve ishin iniciativa të opozitës. Kjo tregon se më në fund Partia Socialiste ka kuptuar rëndësinë e të qënit në opozitë dhe të funksionit të saj kontrollues ndaj qeverisë. Sigurisht që shumë kush mund të verë në diskutim qëllimin real për të cilën opozita kërkon ngritjen e këtyre komisioneve. Maxhoranca thotë se nismat e opozitës kanë për qëllim përbaltjen e punës së bërë nga qeveria për disa reforma të rëndësishme. Por kjo pak rëndësi ka tani. Ajo që duhet të vlerësohet është aktivizimi i kësaj opozite në një jetë parlamentare aktive çka është edhe ajo që pritet prej saj.
Të gjithë ata që i ndjekin zhvillimet parlamentare në Shqipëri kanë vënë re kohët e fundit pikërisht këtë gjallërim. Vetëm në pak javë në parlament janë zhvilluar mbi 15 interpelanca me minitra të qeverisë, madje dhe me vetë Kryeministrin. Interpelancat janë tjetër instrument i rëndësishëm në dorën e opozitës për të ushtruar funksionin e saj kontrollues. Në këtë moment mund të thuhet se këtë funksion opozita po bën mjaft mirë. Por në këto nisma parlamentare nuk mund të lihet pa përmendur edhe morali politik i opozitës. Është e natyrshme që iniciativat parlamentare të pakicës për komisionet hetimore apo dhe interpalancat të kenë dozë të theksuar përfitimi politik. Por kjo nuk duhet të arrijë në atë masë që kjo të bëhet një qëllim në vetvete pasi në këtë moment do të kishim një zhvleftësim të hetimit parlamentar çka do të përbënte një zhvillim negativ për demokracinë në vend.
Një tjetër pikë që duhet të diskutohet është edhe suksesi i këtyre komisioneve parlamentare hetimore. Deri më tani përvoja ka treguar se komisionet hetimore nuk kanë sjellë asgjë të re përsa i përket zbulimit të abuzimeve dhe denoncimit të tyre. Të gjithë komisionet i japin fund aktivitetit të tyre me dy raporte të veçanta dhe kjo për shkak të qëndrimeve të ndryshme që kanë palët për objektin e hetimit. Kjo bën që këto raporte në të shumtën e rasteve të mos konsiderohen si prova nga organet e drejtësisë. Por, nga të gjitha këto zhvillime, Shqipëria përfiton diçka dhe ajo është rizgjimi i një opozite e cila më në fund po bën detyrën e saj ashtu si duhet.