Protesta Bare 40 mije qytetare ne marshim
Partia Socialiste tha se rreth 40 mije qytetare moren pjese ne marshimin e sotem ne Tirane. Marshime te ngjashme u mbajten dhe ne Korce Vlore dhe Lezhe. Deputeti i PS-se Besnik Bare ne nje konference per shtyp pak ore pas mbajtjes se protestes tha se qytetaret e Tiranes dhe te gjithe qyteteve deshmuan se dhuna e Sali Berishes jo vetem qe nuk funksionon por as nuk mund te ndaloje betejen per ta larguar ate nga pushteti permes rezistences paqesore.
Nuk ishin vetem 40 mije kryeqytetas qe marshuan sot ne rruget e Tiranes por dhe mijera e mijera te tjere qe nga dritaret dhe ballkonet e banesave shkollave dhe institucioneve shteterore me pershendetjet dhe duartrokitjet e tyre iu bashkuan ketij manifestimi shembullor -tha Bare
Nje mesazh te qarte per kryeministrin dhane edhe mjera qytetare te tjere nga Lezha Korca dhe Vlora tha Bare. Sipas tij Tirana dhe nje here demonstroi masivitet kulture e qytetari