E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta, autostrada Rrëshen-Kalimash izolon qindra banorë

Mirditë-Qindra banorë të komunës Fan në Mirditë nuk mund të çojnë fëmijët në shkollë, nuk shkojnë në spital dhe për më tepër nuk mund të përcjellin të vdekurit në banesën e fundit. Austrada Rrëshen-Kalimash, ka rënë mes për mes rrugëve rurale të këtij fshati, duke i shkatërruar ato dhe për pasojë duke lënë banorët pas asnjë lloj rrugëkalimi. “Jemi totalisht të izoluar”, thotë kryeplaku, Ndue Ceku, i cili sqaron se “nuk ekzistojnë më rrugë rurale për shkak se mbi to është bërë traseja e autostradës”.

Sipas tij, “firma “Bektel-Enka” duhet që para se të shtronte trasenë të hapte diku tjetër rrugë rurale për ne, pasi jemi tërësisht të izoluar me pjesën tjetër të botës”, tha Ceku. Pas 9 muajsh vuajtje duke bërë me dhjetra kilometra në këmbë, 50 prej banorëve jana hedhur sot në protestë. Ata bllokuan punimet e austrodasës dhe për këtë janë përzënë me dhunë nga policia e Rrëshenit, e njoftuar nga firma “Bektel-Enka” që po bën autostradën “Rrëshen-Kalimash”. Në kontratë kjo firmë e ka të ndërtojë veprat publike aty ku dëmtohen nga punimet për autostradën.

Janë tre fshatra totalisht të izoluara që do të thotë se nuk shkojnë dot përtej oborrit të shtëpisë pasi nuk kanë rrugë makine. Bëhet fjalë për fshatrat Sang, Xhuxhë dhe Dardhë të komunës Fan, në rrethin e Mirditës.

Komuna ka vënë në dijeni gjithë institucionet shtetërore, madje edhe Kryeministrin Berisha për gjendjen e rëndë ku gjendet kjo zonë e dëmtuar nga ndërtimi i rrugës, por askush nuk iu ka kthyer përgjigje. Për pasojë fëmijët po lënë shkollën pasi duhet të bëjnë mbi 2 orë rrugë në këmbë.

Por ky është vetëm një hall, këta banorë nuk mund të çojnë të vdekurit në vazerra, pasi është prishur rruga automobilistike që lidh fshatrat me varrezat. Po kështu nuk mund të shkojnë në dyqan, tek të afërmit, etj. Pra me pak fjalë janë jashtë çdo lloj kuminikimi me fshatra dhe qytete të tjera të vendit.

Të indinjuar ata shprehen se do të përshkallëzojnë protestat e tyre, edhe pse janë dhunuar nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›