E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë dhe Kurbin, përmbyten 1 mijë hektarë tokë me të mbjella

Lezhë-Në situatë alarmante janë sot me dhjetra banorë të fshatrave në Lezhë dhe Kurbin. Tokat e tyre të mbjella me grurë dhe me zarzavate të stinës janë nën ujë. Shirai e rënë ditën e fundit kanë përmbytur tërësisht ultërisrën e Lezhës.

Kështu në rrethin e Lezhës janë të përmbytyra jane 200 ha tokë në komunën Balldre, edhe në Zejmen gjenden 200 ha të përmbytyra. Ndërsa në fshatin Fushë-Kuqe të Kurbinit janë plot 400 ha tokë të përmbytyra.

Fshatarët ankohen se nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme për të shpëtuar të mbjellat e tyre, askush nga Qarku apo Prefektura e Lezhës nuk jep shpjegime ku shkojnë fondet e emergjencës në një zonë kaq problematike si Lezha e Kurbini në stinën e dimrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›