E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e Ekonomikut, policia pezullon punimet e dy ndërtesave

Protesta e EkonomikutPas javësh të tëra përpjekje duket se protesta e studentëve të Fakultetit Ekonomik e ka arritur qëllimin e saj. Ditën e djeshme Policia e Shtetit si dhe Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar bllokuan punimet e dy objekteve të cilat po ndërtohen në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë.

Protestat

Prej disa kohësh studentë dhe pedagogë të këtij fakulteti kanë pezulluar procesin mësimor në shenjë proteste kundër ndërtimeve të cilat pretendojnë se ndodhen brenda rrethimit të fakultetit por edhe pa leje në mungesë të dokumentacionit. Në mbështetje të tyre ka ardhur policia e cila pas bllokimit të dy objekteve shoqëroi dhe disa punëtorë të ndërtesës. Sipas administratorëve të objekteve veprimet e policisë janë abuzive pasi sipas tyre po cenohet një vendim gjykate.

Profesorët

Ndërsa zv/rektori i fakultetit dhe pedagogët, pas pezullimit të ndërtimeve, e cilësuan të drejtë ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Siç e shikojmë dhe nga pezullimi është Policia e Shtetit. Ne besojmë se Policia e Shtetit ka të drejtën ligjore për të marrë këtë veprim dhe ne e mbështesim, thanë ata, ndërsa përfaqësuesi i këshillit studentor, teksa ka falënderuar pedagogët dhe studentët për mbështetjen e çështjes, tha se presin zgjidhje përfundimtare.

Bashkia

Pak kohë më parë nëpërmjet një njoftimi për mediat Bashkia e Tiranës sqaroi se nuk mund të ndërhyjë në objektin i cili po ndërtohet në oborrin e fakultetit të Ekonomikut në Tiranë. Sipas Bashkisë, shoqërisë private të ndërtimit i është dhënë e drejta e kryerjes së punimeve sipas vendimeve të Bashkisë që mbajnë datën e vitit 2004 por edhe të Gjykatës së Apelit. Më herët studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë protestuan kundër objektit i cili është ndërtuar fare pranë godinës ekzistuese të fakultetit. Fakulteti i Ekonomikut pretendon se kjo ndërtesë është ndërtuar pa lejen përkatëse duke cenuar hapësirat publike ndërsa sipas profesorëve, vendimi për bojkot është marrë nga Këshilli i Fakultetit të Ekonomisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›