E Diel, 1 Nëntor 2026

Materazzi dhe Botërori 2006: Pa penalltinë e Tottit, nuk do mundesha të kthehesha në Itali

Ndërsa Italia ende nuk është e sigurt nëse do të kualifikohet për Kupën e Botës apo do të humbasë mundësinë për herë të tretë, Marco Materazzi dhe Francesco Totti kujtojnë Kupën e Botës 2006 të fituar nga të kaltërit në Gjermani.

Në një intervistë të dyfishtë me Bettson.sport, ai kujtoi një episod që ndryshoi rrjedhën e asaj Kupe Bote dhe gjithashtu karrierën e ish-mbrojtësit të Interit.

“Duhet ta falënderoj Tottin, nëse ai nuk do të kishte shënuar një penallti kundër Australisë (në raundin e 16-tave), unë nuk do të kisha qenë në gjendje të kthehesha në Itali”, kujtoi Matrix, i cili u përjashtua në atë ndeshje dhe ishte në dhomën e antidopingut kur u shënua goli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›