E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Belegu më tha që "jam i pastër"

Dritan Prifti, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e ka komentuar qetësisht masën e arrestit të këshilltarit të tij, Eduart Belegu, i njohur në fushën e biznesit minerar. Sipas ministrit, në momentin e emërimit të Belegut si këshilltar, është marrë siguria se nuk kishte asnjë çështje me organet e drejtësisë, kurse vetë Prifti nuk kishte dijeni për hetimet. Por me lëshimin e urdhrit për arrest, Prifti vendosi largimin nga detyra, duke zhveshur nga funksionet dhe për t‘ia lënë të lirë drejtësisë të veprojë sipas rastit. "Para emërimit të Eduart Belegut, si këshilltari im në Ministrinë e Ekonomisë, e kam pyetur posaçërisht se mos kishte ndonjë çështje të pazgjidhur me drejtësinë. Më tha se, prej një viti e gjysmë prokuroria nuk e kishte thirrur më, dhe në këtë mënyrë u gjykua se çështja ishte e mbyllur", deklaroi dje ministri i Priftit, pas konferencës me investitorët e huaj. Prifti tha se shkarkimin nga detyra e dha fill pasi mësoi lajmin e arrestimit, duke ia lënë të lirë akuzës të veprojë sipas ligjit. Sa u takon raporteve me Metën, kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ministri tha se çdo gjë shkon për së miri. "Raportet me Metën vazhdojnë të jenë vëllazërore. As rasti i Belegut dhe as emërimet nuk ndikojnë në raportet tona", qartësoi ministri.

Vetëm pak ditë më parë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ka zyrtarizuar masën e arrestit "Arrest me burg" për katër ish-drejtuesit e ish-"Darfo"-s në Elbasan, (sot "Albkrom"). Akuza ndaj tyre lidhet me veprën penale të "Vjedhjes për shkak të detyrës" ndaj Artur Belegut, Tonin Gjonaj, ish-drejtor, ish-përgjegjës dhe Eduart Belegu, ish-administrator, që të gjithë të "Darfo"-s, në vitet 2004-2207. Arrestimi u bë, pasi ndaj tyre kishte filluar procedimi penal në shkurt të vitit 2008. akuza ka të bëjë me evazionin fiskal të rreth 6.5 milionë eurove në dëm të shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›