Protesta e minatorëve, drejtori i ACR nesër konferencë për shtyp

Pas protestës së minatorëve mbajtur ditën e sotme në Tiranë, ku dhjetra minatorë vijuan sot protestën për plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike dhe përmirësimin e kushteve e të sigurisë në minierë, një tjetër kërkesë vjen nga drejtues të ACR.
Mësohet se drejtori i kësaj firme i cili vjen nga Vjena, do të mbajë një konferencë për shtyp ditën e nesërme në orën 11.00.
Pas më shumë se 3 orësh protestë, e nisur fillimisht para Ministrisë së Ekonomisë, më pas para godinës së Kryeministrisë, përfundoi pa asnjë rezultat.