E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e minatorëve, ndjekje penale drejtuesit e 4 të tjerëve

05/03/2010 Kundërshtuan efektivat e policisë

TIRANE- Drejtuesi i protestave të minatorëve Fiqiri Xibri, si dhe katër persona të tjerë janë dërguar nga policia në Prokurori për ndjekje penale, pasi sipas uniformave blu ata kanë kryer manifestim ta paligjshëm dhe kundërshtuar me forcë efektivat e policisë. Përplasja mes minatorëve dhe policisë, nisi kur kjo e fundit urdhëroi pezullimin e protestës përpara Kryeministrisë për shkak se koha e tubimit kishte mbaruar. Urdhrit të policisë nuk ju bindën protestuesit, të cilët filluan përplasjen mes tyre. Lidhur me këtë çështje policia e Tiranës do të referojë materialin në Prokurori, ku do i kërkojë kësaj të fundit fillimin e procedimit penal për veprën penale të “kundërshtimit të punonjësve të Policisë së Rendit publik”, dhe “organizmit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Kjo është protesta e dytë e minatorëve përpara Kryeministrisë, dhe pritet që në javën që vjen kjo gjë të kryhet sërish deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›