Protesta e minatorëve, nesër vendimi për grevë urie
Vazhdon në ditën e 9-të protesta e 700 minatorëve të minierës së Bulqizës. Sot, drejtuesit e saj kanë parashikuar ditën e fundit paralajmëruese, për të hyrë të mërkurën në grevë urie pa afat.
Pas kthimit të anëtarëve të bordit, të mërkurën, minatorët do të njihen me vendimet e tyre dhe do të vendosin për hapat e mëtejshëm.
Më herët 700 punëtorë të kësaj miniere, kanë deklaruar se nuk do të rikthehen në punë, pa u plotësuar më parë kushtet e tyre.
Mësohet se ndër pikat kryesore të kërkesave të tyre janë, ulja e moshës së pensionit dhe më shumë siguri në punë.