E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, ndryshuan notat, hetim drejtorit dhe mësuesit

Policia e Elbasanit kanë nisur procedim penal ndaj drejtorit dhe një mësuesi të një gjimnazi në këtë qytet për falsifikim të një deftese.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për drejtorin e gjimnazit “Dhaskal Todri” Shpëtim Sulonjaku dhe për mësuesin Robert Domazeti.
 

Sipas policisë dy personat kanë përpiluar një deftesë me nota të rreme duke ndryshuar notat e një nxënësi me inicialet A.H i cili sipas notave të marra kishte arritur të kalojë klasën e dhjetë por pas ndryshimit ai rezultonte ngelës.
 

Mësohet se ndryshimi i notave për nxënësin është bërë pas një konflikti që ky i fundit kishte pasur me mësuesin Robert Domazeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›