Fillon stuhia Berisha Nishani, shkarkohet kreu i shërbimit sekret
Tiranë Firma e parë e z. Bujar Nishani si President i Republikës, ka qenë ajo mbi kërkesën e kryeministrit Sali Berisha për të shkarkuar nga detyra kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Bahri Shaqiri dhe duke emëruar në vend të tij Visho Likën, një ish zyrtar i lartë po në këtë institucion
Njoftimi u bë publik në faqen zyrtare të presidencës shqiptare nga ku mësohet se Zoti Shaqiri largohet nga posti që mban për tu zëvendësuar nga Zoti Visha me miratimin edhe të shefit të ekzekutivit Zotit Sali Berisha.
Sakaq bëhet me dije se kreu i ri i një ndër institucioneve më të rëndësishme në vend, SHISH-it, Zoti Visha vjen nga fusha e menaxhimit të programeve dhe sistemeve të IT-ve. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyres në Tiranë.
Ish-kreu i SHISH-it, Bahri Shaqiri ka pasur një prezencë tejet të limituar mediatike teksa mazhoranca ka tentuar disa herë ta largojë nga detyra. Zoti Shaqiri erdhi në detyrë në kohën kur Zoti Fatos Nano ishte kryeministër dhe president ishte Zoti Alfred Moisiu, post që e ruajti edhe gjatë presidencës së Zoti Bamir Topi, por me mbërritjen e presidentit të ri Nishani ai lirohet nga posti.
Edhe pse zyrtarisht nuk ka bërë asnjë kërkesë për shkakrimin e Shqauirit, kryeministri Berisha ka qenë gjiothmonë një konflik verbal me kreun e ketij institucioni, për të cilin nuk kanë munguar edhe akuzat publike. Berisha e renditi atë në grupin e pucistëve, sëbashku me kreun e prokurorisë dhe ish presidentin Topi, pas ngjarjes së 21 Janarit. Sipas Berishës shërbimi secret nuk kishte ofruar asnjë informacion mbi përgatitjet që ishin bërë nga opozita për protestën e 21 Janarit. Megjtihatë përpjekjet e nëndheshme të Berioshës për shkarkimin e tij kanë hasur në rezistencën e ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila sot ka shprehur habinë për këtë vendim të kryeministrit dhe presidentit.
Sprova e radhës për bashkëpunimin mes presidentit dhe kryeministrit do të jetë prokuroja e pergjithshme, e cila në vjeshtë pritet të zëvendësohet për shkak të përfundimit të mandatit.
/IDEA/
