E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi Policia: “Ne nuk kemi vendosur përgjues”

Autori i Lajmit: Redaksia
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë hedh poshtë deklaratën e bërë nga deputetët socialistë për vendosjen e një automjeti përgjues me qëllim përgjimin e telefonatave të pjesëmarrësve në tubim. Policia e shtetit bën me dije se vendosja e pajisjeve të tilla nuk është në procedurat standarde për monitorimin e tubimeve apo manifestimeve. “Deklarata të tilla, nuk i shërbejnë zhvillimit normal të aktivitetit, sigurimit të rendit dhe sigurisë publike, por bëhen shkak për destabilizimin e situatës” thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së shtetit. Kundrejt këtyre deklaratave policia bën me dije se ka marrë të gjitha masat për garantimin e zhvillimin normal të këtij tubimi. Reagimi erdhi pas akuzave të drejtpërdrejta të deputettit Fatmir Xhafa për vendosjen e një automjeti përgjues nga Policia, për të përgjuar telefonat e pjesëmarrësve në tubim.
Ky lajm është publikuar: 22/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›