Protesta e opozitës, njoftohen kufizime të trafikut

Protesta e sotme e opozitës, do të kufizojë dhe lëvizjen e automjeteve me drejtim bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe sheshin "Nënë Tereza". Sipas njoftimeve policore, Kufizimi do të nisë prej orës 16:00, ndërsa trafiku do të menaxhohet nga një numër i madh policësh rrugorë. Gatishmëria policore do të jetë edhe më e madhe nesër, pasi në të njëjtën kohë, në sheshin "Nënë Tereza", do festojë qeveria dhe në Bulevardi, ku do të vijojë protesta opozitare. Këta të fundit kanë lajmëruar, se do të qëndrojnë gjithë natën jashtë.