Shqipëria e hapur për sistemin antiraketë
30/04/2010 Kryeministri Berisha garanton mbështetjen për Aleancën e Atlantikut të Veriut
Në territorin e Shqipërisë mund të ngrihet një bazë ushtarake, e cila do t’i shërbejë Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) për të instaluar sistemin mbrojtës antiraketor. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen, se qeveria e tij është gati të japë një përgjigje pozitive, nëse do të ketë një kërkesë nga Aleanca. “Shqipëria është e gatshme që t’i japë përgjigje pozitive çdo kërkesë të Aleancës së Atlantikut të Veriut që ajo e gjykon të nevojshme apo të domosdoshme për paqen sigurinë dhe stabilitetin”, - ka deklaruar kreu i qeverisë shqiptare. Megjithatë, deri më tani nuk rezulton të jetë dërguar në adresë të ekzekutivit shqiptar një kërkesë për ndërtimin e një sistemi mbrojtës në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pozicioni gjeografik i vendit tonë mund të gjykohet si strategjik, po të merret parasysh se laget nga dy dete, Adriatik dhe Jon e kështu mund të jetë lehtësisht i arritshëm. NATO-ja është krijuar si Aleancë Mbrojtëse, e cila duhet të mbrojë integritetin territorial të vendeve anëtare. Në strategjinë e Aleancës, pjesë e së cilës është edhe vendi ynë prej një viti, kujdes i veçantë kërkohet t’i jepet mbrojtjes nga sulmet kundër shteteve ose infrastrukturave të caktuara. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, forca më e madhe e NATO-s, arritën në vitin 2008, gjatë presidencës së Xhorxh W. Bushit, një marrëveshje me Poloninë për ndërtimin e një sistemi kundërraketë në territorin e kësaj të fundit. Por kjo marrëveshje irritoi qeverinë e Rusisë. Ndërkohë Presidenti i ri amerikan Barak Obama ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të hiqnin dorë nga ngritja e një sistemi të tillë tokësor në Evropë. Në fund të vitit të kaluar ai është shprehur se do të shihet mundësia e ngritjes së një sistemi mbrojtës në det. Sistemi kundërraketë ka për qëllim mbrojtjen e vendeve aleate. Kjo gjë është theksuar nga përfaqësues të lartë të qeverive të vendeve anëtare të NATO-s. Sipas tyre, rreziku nga raketat me rreze të gjatë veprimi, prej të cilave kërkon të mbrohet sistemi amerikan i mbrojtës me raketa është realitet. Duke u nisur pikërisht nga kjo nevojë, edhe Shqipëria mund të bëhet pjesë e planeve antiraketore, duke vënë në dispozicion pjesë të hapësirës së saj tokësore. Gjatë vizitës së djeshme njëditore në Tiranë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, ka deklaruar se gjatë vitit të parë si anëtare e NATO-s Shqipëria ka qenë e suksesshme. Rasmusen ka vlerësuar angazhimin dhe kontributin e vendit tonë ndaj Aleancës dhe misionit të saj në Afganistan. Numri një i NATO-s ka vlerësuar rolin e vendit tonë si një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.
Rasmusen: Komuniteti ndërkombëtar i ka njohur zgjedhjet
Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar e ka njohur mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet në Shqipëri. I pyetur në lidhje me lëvizjet politike të opozitës shqiptare, ai sugjeroi që të merret shembulli nga vendet me demokraci të sprovuar. “Nga përvoja ime e gjatë si anëtar i parlamentit në vendin tim, mendoj se mënyra më e mirë për të fituar influencën, gjithashtu edhe për opozitën, është të jetë në jetën politike, duke përfshirë edhe zënien e vendeve në parlament. Këtë unë e konsideroj si angazhim pozitiv”, - ka thënë Rasmusen. I pyetur në lidhje me situatën politike, ai vuri theksin në angazhimin e qeverisë shqiptare për të përmbushur objektivat dhe detyrimet e saj ndaj Aleancës. Rasmusen nuk ka dashur të luajë rolin e profesorit duke dhënë këshilla për kapërcimin e ngërçit politik në Shqipëri. “Unë nuk do të ndërhyj në çështjet e brendshme, por sot kam shprehur shpresën për të parë të gjitha partitë politike dhe grupet politike të angazhuar pozitivisht në jetën politike në Shqipëri”, - është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Ligji i SHSIH-it sipas standardeve të NATO-s
Në lidhje me ndryshimet në ligjin për shërbimin sekret shqiptar numri një i Aleancës së Atlantikut të Veriut ka thënë se pak kohë më parë ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin Sali Berisha. Rasmusen nuk dashur të japë detaje të kësaj bisede, por është shprehur se ka besim se ndryshimet do të jenë sipas standardeve të Aleancës. “Më lejoni të theksojë se kam besim se qeveria shqiptare do të sigurojë që i gjithë legjislacioni në Shqipëri të jetë në përputhje të plotë me rregullat e NATO-s”, - tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Në këtë mënyrë ai u ka dhënë përgjigje edhe shqetësimeve të ngritura mbi ndryshimet ligjore.
Berisha: I hapur për bashkëpunim me opozitën
Kryeministri Sali Berisha ka thënë se opozita është e mirëpritur në Parlament. “Gjatë mandatit që kaloi, së bashku me opozitën kemi bërë reforma të jashtëzakonshme. Mbetem i hapur për një bashkëpunim të ngushtë e të gjithanshëm për të vazhduar bashkë me ta reformat në interesin më të mirë të vendit. Dua ta garantoj edhe një herë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s se qeveria ka vlerësimin më të madh për opozitën dhe rolin e saj dhe se pavarësisht faktit se zgjedhjet e 28 qershorit janë vlerësuar nga të gjitha organizmat ndërkombëtarë si zgjedhjet më të mira në historinë e këtij vendi”, - tha ai.