Protesta e opozitës, skema e plotë e mitingut
Autori i Lajmit: Suela Topi
Protesta e socialistëve kulmon sot në sheshin Skënderbej pas një maratone disajavore në qytetet kryesore të vendit. Organizatorët e mitingut të Partisë Socialiste kanë menduar çdo gjë me detaje, që nga nisja e saj sot në orën 16:00, deri në mbylljen e ditës së diel, për plot tri ditë me radhë. Burimet nga selia rozë kanë pohuar se fillimisht protesta do të nisë në sheshin kryesor të kryeqytetit, më pas ajo do të vijojë përtej bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të ndaluar para godinës së Këshillit të Ministrave. Organizatorët e Partisë Socialiste kanë vendosur që deputetët, por edhe qytetarët që do ti përgjigjen thirrjes së tyre në mbrojtje të kauzës së votës së lirë, të qëndrojnë me çadra dhe të ndërrohen me turne pikërisht para godinës së Këshillit të Ministrave. Gjatë kësaj kohe, një mikrofon do të qëndrojë i hapur, duke krijuar kështu mundësi që kushdo të mund të shprehë shqetësimin e tij përballë zyrës së kryeministrit Berisha. Në kuadër të këtij protestimi, kryesocialisti Edi Rama edhe dje ka shpërndarë ftesa për çdo familje kryeqytetase. Vizitat e djeshme ai i ka zhvilluar në lagjen numër 6, në Kombinat, ku në bisedat me qytetarët ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit Sali Berisha se opozita po pengon integrimin e vendit.
Protesta
Protesta e socialistëve, e cila nga sheshi Skënderbej do të përqendrohet para Kryeministrisë, do të nisë me fjalimet e deputetëve socialistë, përfaqësuesve të grupeve të ndryshme shoqërore, por dhe krerëve të partive të vogla opozitare të majta dhe të djathta. Në miting parashikohet të jenë Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, Kryetari i G99, Erjon Veliaj, Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, Kryetari i PLIDR, Spartak Ngjela, por dhe Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka. Pas fjalës së tyre, pritet të mbyllë fjalimet kryesocialisti Rama. Ndërkohë, mikrofoni gjatë gjithë kohës do të qëndrojë i hapur për çdo njeri që do të shprehë me zë të lartë shqetësimet e tij. Pas mbylljes së kësaj faze të parë do të nisë pjesa e dytë e planit, e cila parashikon ngritjen e çadrave dhe vendosjen në to të 30 deputetëve socialistë, të shoqëruar secili me nga 50 mbështes, të cilët do të kalojnë natën aty. Protesta do të vijojë deri në mëngjesin e së shtunës, kur pritet të shtohet përsëri numri i pjesëmarrësve. Ndërsa në darkën e së shtunës 30 deputetët do të zëvendësohen me kolegët e tyre, të cilët do të kenë me vete dhe mbështetësit për ta kaluar ata natën jashtë. Por, skenarët e opozitës parashikojnë edhe reagimin e kryeministrit Berisha. Kështu, nëse kryeministri Berisha nuk reagon, por përgjigjet në heshtje prej fajtori, atëherë opozita shqiptare do të nisë një tur tjetër protestash, por kësaj radhe jo për të hapur kutitë që fshehin vjedhjen e votave, por për të larguar Berishën përmes zgjedhjeve të parakohshme. Gjithë ky manifestim pritet të mbyllet të dielën. Në kudër të këtij reagimi, Kryetari i PS-së ka ftuar vetë qytetarët për tu bërë pjesë e tij. Gjatë këtyre takimeve ai ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit Sali Berisha se protesta është një pengesë në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Ngulmimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tha Rama nuk e dëmton demokracinë, por e forcon atë. “Me paturpësinë më të madhe, por që fatkeqësisht e karakterizon, Sali Berisha kërkon të bindë më kot shqiptarët se përpjekja jonë Liri e Drejtësi në këtë vend, duke filluar nga liria dhe drejtësia e zgjedhjeve, na qenkësh kundër vizave dhe kundër integrimit, ndërkohë që hapja e kutive është rruga drejt integrimit, është rruga për tu çliruar përfundimisht nga zgjedha e zgjedhjeve të deformuara, të kontestuara, është rruga për ti dhënë çdo qytetari dhe qytetareje dinjitetin e vet, duke mos guxuar më asnjë pushtet ta prekë aty ku fillon demokracia për secilin dhe aty ku liria fillon merr kuptim për secilin: Tek e drejta për të zgjedhur ata që e qeverisin çdonjërin prej nesh”, - tha Rama.
Kryesocialisti: “Arsyet pse ne protestojmë”
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka renditur dje arsyet pse opozita proteston. Sipas tij, kërkesës themelore për hapjen e kutive do ti shtohen edhe arsye të tjera, si: korrupsioni, rrënimi i biznesit apo pagat e mësuesve, mjekëve dhe policëve. “Një pushtet i vjedhur, që qëndron në këmbë në mënyrë të paligjshme, kërkon ta kthejë Shqipërinë në skemë të mbyllur dhe të instalojë një regjim të korrupsionit, në të cilin abuzimet e abuzimeve dolën në pah përmes një pamjeje dramatike të zbuluar nga mediat dhe jo të bërë transparent nga pushteti, shembja e tunelit të rrugës së madhe të shqiptarëve, ndërkohë që kemi mësuesit dhe mjekët, dy shtyllat e shoqërisë sonë, së bashku me policët të cilët mbijetojnë me gjithfarë formash e sakrificash, kemi gjithashtu të përndjekur që janë tallur e përbuzur për vite me radhë, pa harruar atë katastrofë që po ndodh me pronat publike e private”, - tha ai.
Shalsi: “Protesta, fillimi i një vale të re”
Nesër në orën 16 në sheshin Skënderbej do të fillojmë protestën e madhe drejt çlirimit nga pushteti i Familjes Berisha, nga diktatura e korrupsionit, e varfërisë, nga diktatura e injorancës. Kështu pohoi dje deputeti i PS-së, Eduard Shalësi. Ai tha se Sali Berisha thotë hajdeni të festojmë, ndërkohë që politika zhytet në krizë, shteti ndodhet në krizë, ekonomia gjendet në krizë. Ne i themi Sali Berishës se dhe pak kohë i ka mbetur për të hapur kutitë, në të kundërt do të kërkojmë largimin e tij me gjithë kutitë përmes përshkallëzimit të protestës popullore. Protesta e nesërme është vetëm fillimi i një vale të re. Ose ky pushtet i vjedhur do të hapë kutitë, ose ne do ta shpallim këtë pushtet të paligjshëm e do të luftojmë për të ofruar fundin e tij me zgjedhje të parakohshme”, - tha ai.
Veliaj: “Do të përshkallëzohen protestat, nëse nuk hapen kutitë”
Kreu i G99, Erion Veliaj, ka përforcuar idenë e socialistëve se, nëse nuk do të hapen kutitë, nga e hëna opozita do të përshkallëzojë protestat dhe tashmë për të larguar Qeverinë. Ai tha se, nëse nuk ka reagim, opozita do të fillojë sërish protestat në të gjithë vendin dhe do të ketë një mosbindje civile. Veliaj, gjithashtu, shtoi se shqetësimi i qytetarëve për vjedhjen e votës nuk mund të injorohet. Ndërkohë, Veliaj iu përgjigj edhe ministrit të Shëndetësisë, Vasili, i cili theksoi se kjo protestë mund të ketë rrezik për virusin A/H1N1, se deklarata e tij është një ironi e pacipë dhe që fyen qytetarët. Kreu i G99 u bëri thirrje për pjesëmarrje në protestë të gjithë qytetarëve, sipas tij, të lodhur nga pushteti ilegjitim i kësaj qeverie dhe nga një Kuvend i vendosur me vota të vjedhura.
Ky lajm është publikuar: 20/11/2009