Berisha: “Rama nuk e prish dot koalicionin qeverisës”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje edhe një herë kreut socialist, Edi Rama, për bashkëpunim. Në fjalën e tij në sallën e Kuvendit, kryeministri Berisha ka theksuar se mazhoranca nuk ka për të pranuar në asnjë mënyrë kushtin e hapjes së kutive që i ka vendosur opozita. Mes të tjerash ai tha se askush nuk do të arrijë dot të dëmtojë koalicionin qeverisës, të cilin e ka cilësuar si historik për vendin. “Edi Rama të mos mendojë se më imponon koalicionin, pasi ky është një koalicion i cili do të përmbushë detyrimin që ka marrë para shqiptarëve”, - deklaroi ai. Më pas ka pohuar se mazhoranca në asnjë mënyrë nuk mund të dalë kundër vendimit të gjykatave, për rezultatin tashmë të mbyllur të zgjedhjeve. “Kategorikisht kjo gjë nuk pranohet për asnjë çmim. Nga unë opozita do të ketë vetëm ftesën për bashkëpunim”, - shtoi ai. Por Berisha në fjalën e tij edhe ka ironizuar me nismat e kryesocialistit Rama, të cilat i ka cilësuar si ato të kohës së Haxhi Qamilit. “Mbaj Haxhi Qamilin se ne do zgjedhim Evropën”, - i ka bërë thirrje ai nga Kuvendi Ramës. Deklarata të tilla të Berishës, janë bërë një ditë para protestës së paralajmëruar së opozitës në shesh të hapur për tre ditë me radhë në emër të hapjes së kutive të votimit të 28 qershorit.
Qëndrimi
Berisha tha gjatë seancës së djeshme plenare se kërkesat e Kryetarit të PS, Edi Rama, janë të parealizueshme, pasi, sipas tij, ato bien ndesh me vendimet e gjykatës. “Zoti Dule, i thuaj kryetarit të opozitës, i cili shpif gjithë kohës ndaj meje, se me asnjë forcë në botë nuk do të mund të nxish verdiktin e BE-së. Unë jam gati për kompromis, por atë që kërkon ai nuk e bëj. Unë nuk mund të dal mbi vendimin e gjykatës. Ky vend funksionon mbi bazën e ligjeve demokratike”, - ka pohuar Berisha. Ndërkohë që paraditen e djeshme ai ka akuzuar kryesocialistin si aktorin që po bllokon procesin e integrimit të vendit. “Nuk mund të mos theksoj këtu se përpjekja për ti bllokuar këto procese me qëndrimin jashtë Parlamentit është jashtëzakonisht e pandershme”, - tha Berisha në prag të përgatitjes së protestës së 20 nëntorit nga ana e PS për hapjen e kutive të votimit. Berisha ka theksuar dhe paraditen e djeshme se zgjedhjet e 28 Qershorit, ku duke e vlerësuar maksimalisht procesin, akuzoi Ramën se po përpiqet të bllokojë proceset e integrimit të vendit. Edhe pse e konsideroi rrugën e protestës të ligjshme, Berisha tha se ai po bllokon integrimin e vendit. “Këto zgjedhje i kanë dhënë dinjitet të madh çdo shqiptari, por në vend të që festojmë bashkërisht këto vendime të mëdha për projektin ëndërr të çdo shqiptari, për fat të keq, një grup në krye të Partisë Socialiste, i drejtuar nga Edi Rama, kanë zgjedhur rrugën e protestës. Kjo është një rrugë normale, por nuk mund të mos theksoj këtu se përpjekja për ti bllokuar këto procese me qëndrimin jashtë Parlamentit; përpjekja për ti dëshmuar Evropës se Shqipëria nuk meriton heqjen e vizave; se Shqipëria nuk meriton statusin e vendit kandidat, sepse unë jam në rrugë dhe jo në Parlament, është jashtëzakonisht e pandershme”, - tha ai. Kundrejt pretendimeve të PS-së për hapjen e kutive, Berisha i përgjigjet personalisht Ramës se kjo nuk do të realizohet, pasi përgjigjja është dhënë me kohë jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga ndërkombëtarët. “Përgjigjen nuk ta dha Sali Berisha, por e more nga qytetarët shqiptarë, të cilët votuan me dinjitetin më të madh më 28 qershor. Përgjigjen e more nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat mbi bazën e vlerësimit të reformave dhe veçanërisht të zgjedhjeve të lira, i hapën dyert Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Përgjigjen ta dhanë 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat mbi bazën e vlerësimit të përpjekjeve të ndershme dhe serioze të shqiptarëve vendosën që të procedohet me shpejtësi për heqjen e vizave për shqiptarët”, - pohoi ai. Sipas kryeministrit, jeta e qytetarëve shqiptarë bëhet evropiane jo vetëm kur përmirësohen kushtet në vend, por edhe kur shqiptarët lëvizin të lirë në mbarë Evropën si qytetarë të këtij kontinenti. Kreu i qeverisë tha gjithashtu, se me heqjen e vizave secili qytetar shqiptar fiton një status të ri dinjitoz, një status të vërtetë evropian. Ndaj në këtë kuadër, Berisha nënvizoi se ky synim duhet të jetë mbi interesat personale të liderëve të një vendi.
Ky lajm është publikuar: 20/11/2009