Protesta e opozitës, u zhvillua pa incidente

Protesta e opozitës në sheshin para kryeministrisë përgjatë këtyre tre ditëve është organizuar e qetë dhe pa incidente.
Forcat e policisë, të pakta në numër, kanë qëndruar pranë godinës së kryeministrisë në gadishmëri për të mbrojtur ndërtesën.
Vetëm në ditën e dytë të protestës, deputetë socialistë deklaruan që një makinë e policisë po përgjonte telefonatat e protestuesve, por një deklaratë e tillë është hedhur poshtë nga policia.
Problem këto tre ditë ka qenë vetëm qarkullimi rrugor, pasi një pjesë e bulevardit ka qenë e bllokuar.