Shkodër, makina përplas bicikletën, vdes 60- vjecari
SHKODER- Aksident me vdekje në Shkodër. Një 60 vjecar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet në dalje të qytetit. 60 vjecari Fatmir Brahimi po lëvizte me bicikletë në vendin e quajtur ish - Fermentimi kur është përplasur nga një mjet tip benz.
Përplasja ka qenë fatale pasi si pasojë e përplasjes së kokës në tokë , 60 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Drejtuesi i mjetit Gegë Doçi 29 vjec është shoqëruar në ambientet e drejtorisë së Policisë së Shkodrës.
(m.a/News24/BalkanWeb)