Shkodër, makina përplas biçikletën, vdes 60-vjeçari
Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Shtetasi Fatmir Brahimi ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor ndërkohë që mësohet se policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të aksidentit. Sipas informacioneve 60-vjeçari ka qnëë duke ecur me biçikletë kur është përplasur nga një makinë tip benz duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë policia e cila ndodhet në vendngjarja ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit Gegë Doçi 38 vjeç dhe zbardhje e plotë e rrethanave të aksidentit.