ILDKP gjobit 11 subjekte, mes tyre 5 ish-deputetë
TIRANE- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive gjobit 11 subjekte, të cilët nuk kanë përmbushur detyrimin për deklarimin e interesave private. ILDKP ka evidentuar disa raste të mosrespektimit të afateve ligjore për subjektet, të cilët kanë mbartur funksione të ndryshme, si:, ish-deputetë, drejtor drejtorie, punonjës të administratës doganore dhe të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Numri i ish deputetëve të gjobitur është 5. Gjoba e vendosur nga ILDKP për ta është 20000 lekë. Në listë figurojnë emrat e ish deputetëve, Rexhep Uka, Durim Lamaj, Hajrulla Paturri, Pashko Ujka, Diana Culi.
Listës së subjekteve të gjobitura u shtohen edhe emrat e Ornela Macaj, Specialiste pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Grid Rroji, Drejtor në Këshillin e Ministrave, Maliq Xhebra, Drejtor në Ministrisë e Mbrojtjes, Eva Nomali dhe Xhuliana Hysi, doganiere gjithashtu edhe Sadik Bica Rregjistrues pranë ZQRPP.
Sipas ILDKP personat e lartëpërmendur marrin gjobë pas largimit nga funksioni shtetëror që kryenin.
Masa administrative e vendosur ndaj subjekteve nuk i përjashton nga detyrimi për deklarim të interesave private, pasi, refuzimi për deklarimin në Inspektoratin e Lartë, edhe pas marrjes së kësaj mase administrative përbën “kundërvajtje penale dhe dënohet sipas dispozitave te Kodit Penal”.
(m.a/BalkanWeb)