Berisha i përgjigjet përsëri “jo” opozitës për hapjen e kutive
TIRANË- Kryeministri Berisha ka reaguar sërisht ndaj protestës së opoyitës, duke dhënë një tjetër përgjigje kategorike negative për hapjen e kutive. Kreu i qeverisë ka deklaruar se zgjedhjet janë të certifikuara dhe se ata që nuk pranojnë vendimin e gjykatës kanë probleme me veten e tyre.
“Mbetem i hapur dhe ftues për dialog duke bërë një ofertë shumë solide dhe serioze, por cdo gjë duhet të bazohet mbi të vërteta dhe jo mashtrime. Të pretendosh se nuk ka vendosur gjykata, në një kohë kur gjykata ka shqyrtuar në themel Beratin, Fierin dhe ka vendosur se nuk mund të ketë rinumërim të pabazuar në kontest. Atëherë do të thotë të ndërtosh strategjinë tënde mbi mashtrimin, mbi bllofin dhe kjo është zgjedhja që unë nuk e këshilloj. Pra, vendimi është i formës më të prerë. Zgjedhjet kanë certifikimin më të plotë në historinë e këtij vendi. Ata që s’duan të pranojnë votën e shqiptarëve kanë probleme me veten e tyre”, u shpreh Berisha.
Këto deklarata kryeministri Berisha i bëri pas ceremonisë përkujtimore, për gjuhëtarin Selman Riza.
(m.a/News24/BalkanWeb)