E Diel, 1 Nëntor 2026

15 vjecari në gjëndje të rëndë nuk ka virusin A/H1N1

TIRANË- 15 vjecari nga Berati që ndodhet i shtruar në reanimacion, në spitalin infektiv në Tiranë, nuk është i prekur nga virusi A/H1N1, por nga gripi sezonal. Mjekët pranë spitalit infektiv konfirmojnë se diagnostifikimi i tij me gripin stinor është bërë dje në mbrëmje. Ndërkohë që gjendja e 15 vjecarit mbetet e rëndë, pavarësisht një përmirësimi të lehtë gjatë paradites së sotme. 

Mjekët shprehen se pacienti po mbahet nën kontroll të vazhdueshëm dhe se ai po trajtohet me tamiflu edhe pse nuk është i prekur nga virusi i gripit të derrit. Ndërkohë sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, numri total i të prekurve me virusin A/H1N1, ka arritr në 150. Ndërkohë prej disa ditësh Ministria e Shëndetësisë ka shpallur zyrtarisht fillimin e epidemisë, të shkaktuar nga gripi stinor dhe ai pandemik, A/H1N1.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›