Aksident i rëndë në Rinas, plagosen katër vajza
Një aksident që ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Tiranë – Rinas ka sjellë plagosjen e katër personave. Një autoveturë me targa të Durrësit, tip fuoristradë ka dalë nga rruga, duke u përplasur në një shtyllë elektrike 6000 kilovat. Ndërsa kanë qenë kalimtarë të rastit, të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve, duke i dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë. Sipas burimeve zyrtare të policisë rrugore, aksidenti ka ndodhur në orën 15:30 të ditës së djeshme. Ndërsa katër vajza po udhëtonin në një fuoristradë, nga Tirana në drejtim të aeroportit të Rinasit, janë aksidentuar në dalje të fshatit Laknas, 800 metra larg aeroportit të Rinasit. Një nga vajzat, ndërsa drejtonte autoveturën, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë fillimisht në një kanal e pas disa saltove është përplasur me një shtyllë tensioni, duke përfunduar disa metra larg saj. Për pasojë, mjeti ka mbetur i përmbysur, ndërsa katër vajzat janë nxjerrë me vështirësi nga autovetura e përmbysur nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë qenë edhe dëshmitarë okularë të këtij aksidenti. Pak minuta pas ngjarjes kanë mbërritur edhe policia rrugore në vendin e ngjarjes, e cila krahas pyetjeve të dëshmitarëve okularë, ka kryer edhe ekspertizën e vendit të ngjarjes, për të nxjerrë edhe shkaqet e aksidentit. Sipas burimeve zyrtare të policisë rrugore, paraprakisht mendohet se drejtuesja e fuoristradës ka qenë me shpejtësi. Ndërsa lagështira në rrugë, si rezultat i reshjeve të shiut në momentin e aksidentit, ka ndikuar edhe në daljen e menjëhershme nga rruga e foristradës, pasi drejtuesja e saj ka tentuar të frenoj në mënyrë të menjëhershme. Ndërsa policisë do i dihet kohë për nxjerrjen e shkaqeve përfundimtare mbi aksidentin. Ndërhyrja e policisë në mënyrë të menjëhershme ka bërë që të mos bllokohet rruga që lidh Tiranën me Rinasin.
Katër vajzat e plagosura, ndodhen në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak Tiranë, ndërsa mjekët e këtij spitali po bëjnë të gjitha përpjekjet për të mbajtur në jetë ata.
Po dje rreth orës 13:50, ne vendin e quajtur “Ura e pazarit”, në lagjen Pekaj, të qytetit Krumë të rrethit të Hasit, ka dal nga rruga automjeti tip golf, me targa AC 042749, ku për pasojë janë dëmtuar shtetasit Man Harhulla, 60 vjeç, i cili është edhe drejtues i automjetit, Hise Harhulla 53 vjeç, Rabe Harhulla 50 vjeç. Të dëmtuarit janë përcjellë menjëherë dhe ndodhen në spitalin rajonal të Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Mendohet se shkaku i aksidentit ka qenë rruga me lagështirë, për shkak të reshjeve që kanë përfshirë qarkun e Kukësit.