Protesta edhe në Arabinë Saudite?

Një grup intelektualësh në Arabinë Saudite kanë hapur një peticion në Facebook, për të kërkuar kthimin e mbretërisë në një monarki kushtetuese, duke futur përçarje mes mbretërisë dhe qeverisë.
Në Arabinë Saudite mbretëron qetësia – të paktën tani për tani.
Asnjë shesh publik nuk është i mbushur me mijëra protestues dhe të rinjtë nuk valëvisin kokëposhtë fotografitë e Mbretit Abdullah.
Slogani “Populli kërkon ndryshimin e regjimit” atje është zëvendësuar me sloganin më të butë “Populli kërkon reforma”.
Megjithëse nuk ka qëllim të ngrejë parlament, ose të lëshojë pjesë të pushtetit që familja mbretërore ka mbi vendin, mbreti Abdullah ka kuptuar rrezikun dhe i ka dhënë disa rreze shprese rinisë së vendit.
Abdullahu bëri atë që gjithmonë e ka bërë më së miri – nënshkroi çeqe dhe shpërndau 36 miliardë dollarë për sauditët e rinj, të cilët dëshirojnë në ndërtojnë shtëpia apo biznese.
Ai ju bëri një "lëshim" edhe grave, pasi që ato do të lejohen të votojnë në zgjedhjet lokale, por akoma nuk kanë të drejtë të kandidojnë.