Protesta, jehonë në mediat e huaja
Agjencia britanike e lajmeve "Reuters" shkruante se opozita shqiptare del në protestë duke kërkuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. "Reuters" i vuri theksin vendosjes së tendave në qendër të Tiranës përpara ndërtesës së ekzekutivit, si dhe numrit të madh të protestuesve në shesh.
Opozita nuk e ka pranuar rezultatin dhe akuzon për vjedhje votash", shkruan "Reuters", ndërsa kujton edhe deklaratën e 6 ambasadorëve, si dhe deklaratën e fundit të Berishës se kutitë nuk do të hapen as në qiell dhe as në tokë. Lajmi për protestën u pasqyrua gjerësisht edhe në agjencinë franceze të lajmeve AFP. Në këtë artikull citohet lideri i opozitës, Edi Rama, i cili deklaron se kjo protestë që do të zgjasë tri ditë, është vetëm fillimi i një zinxhiri protestash për të detyruar autoritetet të hapin kutitë e votimit, brenda të cilave ndodhet e vërteta e zgjedhjeve te 28 qershorit.
Protesta përpara Kryeministrisë u publikua edhe në prestigjiozen amerikane "The Neë York Times", në mediat italiane si agjencia e lajmeve, ANSA, "TGcom" dhe në ato ballkanase si "South East European Times". Agjencia ANSA përmend protestën me përmasa të mëdha në Tiranë, pas shumë të tillave të organizuara nëpër rrethe.
ANSA shkruan edhe për reagimin e mazhorancës, e cila e gjykon të papranueshme kërkesën, duke akuzuar Ramën se po pengon integrimin e vendit në gjirin e BE-së.
Zhvillimet më të fundit politike janë ndjekur edhe nga faktori ndërkombëtar. Dy ditë më parë, ambasada e Shteteve të Bashkuara deklaroi se mbështet plotësisht të drejtën për lirinë e shprehjes dhe tubimit për të gjithë njerëzit. Në një njoftim për shtyp të shpërndarë përmes postës elektronike, thuhej se "një shprehje e tillë duhet të jetë paqësore dhe të mos cenojë të drejtat e të tjerëve". U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, vijonte deklarata, si ata që marrin pjesë në protesta edhe ata që kanë përgjegjësi të ruajnë rendin, të ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre me qetësi dhe respekt. Apeli i diplomacisë amerikane është bërë publik shumë orë përpara se të fillonte mbledhja e simpatizantëve të opozitës në sheshin "Skënderbej" dhe më tutje vendosja e tyre në sheshin përpara godinës së Këshillit të Ministrave. Ndërsa nga ana tjetër, komisioneri për zgjerimin, Olli Rehn, është shprehur për një dialog mes palëve, në mënyrë që Shqipëria të jetë gati për reformat që duhet të kryejë, në mënyrë që të hidhen hapat e nevojshme për integrimin.