E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush dhe Ki-Moon, bisedojne per Kosoven

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush dhe sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Moon, kane biseduar dje ne telefon per ceshtje aktuale boterore dhe ne kete kuader edhe per situaten ne Kosove. Zedhenesi i Shtepise se Bardhe, Gordon Johndroe, tha se Presidenti Bush dhe sekretari Ban diskutuan per bashkepunimin ndermjet Bashkimit Evropian dhe Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, "per t'u siguruar se Kosova eshte vend stabil". Ceshtja e zgjedhjeve serbe ne Kosove tashme eshte kthyer ne qender te vemendjes se vendeve me te fuqishme ne bote dhe te organizatave nderkombetare. Tema kryesore e takimit te diteve te fundit midis krereve te diplomacive ne bote eshte e ardhmja e Kosoves, si edhe zgjidhje e kerkeses se Serbise per te zhvilluar zgjedhje lokale dhe parlamentare ne kete vend. Megjithese UNMIK, Bashkimi Evropian, Organizata e Kombeve te Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, jane shprehur kunder zgjedhjeve serbe ne Kosove, kjo e fundit insiston ne zhvillimin e tyre. Zgjedhjet lokale jane parashikuar te behen me 11 maj, duke krijuar nje debat midis diplomateve ne ligjshmerine e ketyre zgjedhjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›