E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia mendon të ndihmojë Greqinë

Ministri japonez i Financave, Jun Azumi, theksoi se shtetet e eurozonës nevojitet të vijnë me një plan racional për të ulur shqetësimet globale.

Komentet e Azumit vijnë një ditë pasi indeksi i bursës Nikkei 225 ra në nivelin më të ulët prej më shumë se 2.5 vitesh si pasojë e frikës lidhur me krizat buxhetore.

Megjithatë, të martën, indeksi i Nikkei u rrit duke dhënë prova paqëndrueshmërie.

“Nëse ka një skemë të bazuar në një proces të fortë, përfshin një shumë të majme parash dhe mund t’i japë botës dhe tregjeve imunitet ndaj krizës greke të borxheve, unë nuk përjashtoj mundësinë që Japonia të ndajë pak nga barra”, theksoi Azumi, i cituar nga “Reuters”.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-27 08:46
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›