Protesta masive në Bahrein, 2 të vdekur
Të paktën 2 persona kanë humbur jetën në Bahrein, gjatë ndërhyrjes së policisë për të shpërndarë protestuesit anti-qeveritare në qendër të kryeqytetit Manama.
Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti britanik BBC, i cili i referohet burimeve pranë protestuesve.
Raportohet se gjatë aksionit, forcat e policisë përdorën gazlotsjellës dhe shkopij gome duke ushtruar dhunë mbi protestuesit.
Protestuesit kërkojnë reforma të thella politike dhe dorëheqjen e qeverisë.
Përleshjet e javës së kaluar në Bahrein shkaktuan 2 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.