E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremic: Serbia nuk pranon njohjen e Kosovës

“Ne nuk do ta pranojmë dhe në asnjë mënyrë pavarësinë e Kosovës. Ky është vullneti i qytetarëve të Serbisë. Këshilli i Sigurimit respekton territorialitetin e Kosovës. Serbia vazhdon të jetë për zhvillime të mëtejshme për bisedime me përfaqësuesit e Kosovës”.
 

Kështu deklaroi shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic gjatë seancës për dikutimet për Kosovën.

Ndërkaq, shef i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Zannier ndërsa ka lexuar raportin e Sekretarit te Përgjithshëm te OKB-së Ban Ki Moon ka deklaruar se raporti i Martyt do të merret seriozisht e për këtë do të ketë dhe përkrahjen e autoriteteve hetuese.

Në raportin e tij të ri, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun deklaron së UNMIK është i gatshëm të mbështesë plotësisht hetimet mbi akuzat për trafik organesh njerëzorë në Kosovë dhë shpreh gjithashtu bësimin së shumë shpejt do të mund të nisë dialogu mes Prishtinës dhë Beogradit.

Në raport thuhet se situata e përgjithshme në Kosovë është përgjithesisht e qetë, por ende e paqëndrueshme, pasi krimi i organizuar mbetet shqetësues.
 

Problemi tjeter primar mbetej dhe papunësia ndërsa disa  incidente në veri dëshmon një situatë jo të qetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›