E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, diplomati amerikan del sot para gjyqit

Në Pakistan pritet të dalë sot para gjyqit Diplomati Amerikan, Rajmond Davis, i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë.
 

Davis është deklaruar i pafajshëm, duke thënë se i bëri vrasjet për vetmbrojtje, pasi viktimat kishin dashur ta grabisin.
 

Senatori amerikan, John Kerry, tha se arrestimi i diplomatit Amerikan në Pakistan, me akuzën e vrasjes së dyfishtë, është një çështje e komplikuar politike, por ai shpreson se dy vendet do ta zgjidhin atë shpejt.
 

Senatori Kerry i bëri komentet në fund të vizitës së tij në Pakistan, pas takimit me presidentin, Asif Ali Zardari, kryeministrin Jusuf Raza Gilani, si edhe shefin e ushtrisë.

Më herët edhe presidenti Obama i bëri thirrje autoriteteve në Pakistan për lirimin e Diplomatit Rymond Davis.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›