Përkujtohet 21 janari
Me këtë rast, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u mblodhën familjarët e viktimave, grupi parlamentar dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, të cilët vendosën kurora me lule.
“Ceremonia përkujtimore kishte për qëllim t’ju bënte homazh këtyre katër qytetarëve që u vranë nga Garda Republikane nën drejtimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, por edhe t’u kujtonte jo vetëm familjarëve por edhe mbarë qytetarëve shqiptarë se krimi i 21 janarit nuk do të harrohet kurrë dhe autorët e këtij krimi, që sot gëzojnë mbrojtjen politike të Sali Berishës, herët a vonë do të përballen me drejtësinë”, thekson Partia Socialiste në një reagim të saj.
Më 21 janar mbetën të vrarë shtetasit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe ku u plagos për vdekje i riu nga Lezha Aleks Nika i cili vdiq më pas nga plagët në një spital në Turqi. /Start/
2011-07-21 17:18