Protesta në Bregun Perëndimor

Ushtarë izraelitë janë përleshur me protestues palestinezë në kufirin ndarës që është ndërtruar në Bregun Perëndimor të pushtuar. Protestuesit u përpoqën të vënë në skenë përballë barrikadës një ceremoni martesore, që u kompetua me një nuse që kishte veshur një fustan të bardhë. Ushtarët izraelitë e ndaluan këtë ceremoni martesore të inskenuar, duke arrestuar edhe të paktën dy nga protestuesit si dhe duke shtyrë tutje vajzën e veshur si nuse. Palestinezët e dënojnë ndërtimin e barrikadës në Bregun Perëndimor, si një pengesë të madhe ndaj cdo marrëveshjeje të mundshme paqjeje. Izraeli po ndërton një barrierë 790 kilometra të gjatë përgjatë Bregut Perëndimor, të cilin shpreson ta mbarojë deri në vitin 2010. Autoritetet izraelite kanë deklaruar se kjo barrierë do të parandalojë sulmet vetëvrasëse nga ana e palestinezëve, nga të cilat janë vrarë qindra qytetarë të pafajshëm në të kaluarën. Palestinezët e konsiderojnë këtë barrierë si ilegale. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërmjetësuese të bisedimeve të paqes midis Olmertit dhe Presidentit palestinez Mahmud Abas, e kanë quajtur projektin si të padobishëm. Ndërsa izraelitët janë shprehur se ky projekt mund të rishqyrtohet nëse do të ketë paqe.