E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Four Christmases" shfaqet në kinema Millenium

Një ditë para Krishtilindjeve, më 24-ër dhjetor, në Millennium 2 fillon projeksionet ajo që në të gjithë botën është quajtur ndryshe si komedia e pushimeve të dimrit, "Four Christmases", në shqip "Katër Krishtlindje", por që mund të rrijë mjaft me mirë edhe me titullin "Katër Festa". Komedia, vjen si një hyrje e veçantë jashtë titujve të planifikuar të kalendarit të shfaqjeve dhe do të shoqërojë shqiptarët në kulmin e festave atë të Krishtlindjeve dhe të Vitit të ri. Madje "Four Christmases" do të shënojë edhe kapërcimin e viteve duke u bërë kështu filimi i fundit që shfaqet për vitin 2008-të dhe filmi i parë i vitit 2009-të. Jo, një, as dy, madje as tre, por plot katër Krishtlindje brenda një dite të vetme. Kështu është i detyruar të festojë një çift amerikan nga San Francisco ditën e Krishtlindjeve. Kejt dhe Bred janë të lumtur ndonëse akoma të pamartuar dhe për 25 dhjetorin kishin planifikuar një pushim "të nxehtë". Por mjegulla i prish planet e tyre dhe rrethanat i detyrojnë ata që tu kthehen vizitave tradicionale festive tek prindërit e tyre. Por festa bëhet më stresuese pasi prindërit e ciftit janë të divorcuar dhe kanë krijuar secili prej tyre nga një familje. Kështu dy të rinjtë përfundojnë për tu takuar jo vetëm me prindërit por edhe me burrat e gratë e tyre, fëmijët e nipërit e gjetur gjithashtu. Në këtë mënyrë çifti do të përballet me frikërat e tij për të rihapur plagët e adoleshencës apo të vihet përpara dilemës për martesën dhe fëmijët. Ndërsa Bred numëron minutat në famlijen e tij të stërmadhe, Kejt fillon të shikojë realitetin me një sy tjetër dhe të pyesë veten nëse zgjedhjet e cmendura të familjarëve të saj janë me të vërtetë të çmendura . Në rolet e prindërve janë Robert Duvall i cili në flm është në rolin e Howard dhe ka fituar Oskarin me filmin "Tender Mercies" në vitin(1983, Sissy Spacek që në këtë komedi luan Paulën dhe ka fituar Oskarin me "(Coal Miner's Daughter " (1980), Jon Voight babai I aktores Angeline Jolie në film është babai I Witherspoon dhe është fitues I Oskarit me "Coming Home" (1978)), ndërsa aktorja Mary Steenburgen është fituese e statujës me filmin "Melvin and Howard" (1980)). Por në film ka rënë në sy edhe prania e një babai të vërtetë si Vernon Vaughn , I ati I aktorit Vince Vaughn i cili luan një rol episodik në komedi, dhe duket se këtë shoqërim ia bën djalit që nga filmat "Swingers" (1996), Made (2001), dhe"The Break-Up" (2006). Ky është subjekti i komedisë famlijare e cila duket se ka qenë mjaft e preferuar për publikun e huaj. Dhe jo më kot studioja New Line Cinema e ka hedhur në tregun kinematografik në prag të atmosferës festive.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›